RMV, 649 raste aktive me COVID-19, 75 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 887 të testuarve kanë rezultuar 75 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 75
- Riinfektime: 21
- Të vdekur: 0
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
- Të shëruar: 99
- Testime: 887
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 649. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 342.323
- Të shëruar: 332.150
- Të vdekur: 9.524
- Testime: 2.163.701
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/