RMV, 3 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në tri ditët e fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tre ditët e fundit (16.09 – 18.09.2022) nga ku rezulton se prej 1.216 të testuarve kanë rezultuar 173 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 173
- Riinfektime: 46
- Të vdekur: 3
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
- Të shëruar: 186
- Testime: 1.216
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 673. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 342.248
- Të shëruar: 332.051
- Të vdekur: 9.524
- Testime: 2.162.814
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/