MASH: Sulmi hakerik është paraqitur në MPB, po punohet në gjetjen e lokacionit dhe burimit të sulmit

Pas sulmit hakerik ndaj ueb faqes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas të cilit pretendohet se qëndrojnë hakerë grekë nga kjo ministri kanë thënë se po punohet në gjetjen e burimit të sulmeve dhe përforcim të sigurisë së ueb faqes, pas çka pritet që ajo të aktivizohet sërisht, transmeton Portalb.mk.

Nga MASH kanë thënë për 360 shkallë se, janë në komunikim me Qendrën Nacionale CIRT për incidente kompjuterike në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, ku është paraqitur rasti dhe prej ku pritet që me mbështetjen e MPB-së, të ndërmerren aktivitete konkrete për gjetjen e burimeve të sulmeve.

“Në ndërkohë, shërbimi TI i MASH-it, me mbështetje nga bashkëpunëtorë të jashtëm, po ndërmerr veprime për përforcimin e sigurisë së ueb faqes, pas çka përsëri do të aktivizohet. Nuk ka nevojë për shqetësim për gjoja ndërmarrjen e ndonjë baze të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb faqe nuk ka baza të tilla në sfond dhe ajo ka karakter informativ”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej mbrëmë është nën sulm hakerik. Disa orë në faqen e kësaj ministrie qëndronte porosia “E hakuar nga ekipi i hakerëve grek Netwatchers“ (HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS). Për shkak të sulmit nuk hapej asnjë kategori në këtë faqe, derisa të gjitha linket e publikuara çonin drejt Youtube videos me titull “Maqedonia e famshme” (Famous Macedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button