Pesë shtetet me të cilat Maqedonia e Veriut realizoi më së shumti shkëmbim tregtar

Maqedonia e Veriut në periudhën janar – korrik ka realizuar eksport dhe import me një deficit tregtar prej 2 145 711 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – korrik të vitit 2022 është 4 767 002 000. Vlera e mallit të importuar është 6 912 713 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me vitin e kaluar, eksporti është rritur për 19.3 %, ndërsa importi për 26.9 %.

“Në periudhën janar – korrik të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button