Kadyrov tani thotë se nuk do të largohet nga pushteti
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, është tërhequr nga deklarata e tij e fundit, ku tha se so të marrë një pushim “të pacaktuar dhe të gjatë” nga posti i tij.
Kadyrov shkroi në Telegram më 5 shtator se deklaratën që e bëri dy ditë më parë për dorëheqjen e tij të mundshme, e kishte bërë “për të kontrolluar mendimin tuaj”, transmeton REL.
45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.
Më 3 shtator, Kadyrov shkroi se pas 15 vjetësh si udhëheqës rajonal në Rusi “ka ardhur koha ime”.
Sidoqoftë, në postimin e tij të fundit në Telegram, Kadyrov shkroi se mësoi se një politikan rus i paidentifikuar shërbeu si lider rajonal për 27 vjet, kështu që ai “vendosi ta mposhtë atë rekord”.