18-vjeçari godet mësuesin, shpallet në kërkim nga policia
Në qytetin e Librazhdit, një 18-vjeçar ka goditur mësuesin e tij, pasi ky i fundit e kishte ngelur në lëndën e letërsisë. Bëhet fjalë për Olger Balliun, i cili pasi goditi mësuesin e tij, Lutfi Boboçi 57 vjeç, u largua menjëherë.
Balliu është shpallur në kërkim nga policia, ku po vijojnë hetimet për kapjen e tij. Materialet procedurale tashmë i kanë kaluar prokurorisë për veprimet e mëtejshme ligjore./ Shekulli