Shënim i festës kineze Duanvu

Instituti “Konfuçi” pranë Universitetit “Sh. Cirili dhe Metodi” në Shkup sot do ta shënojë festën tradicionale kineze Duanvu.
Në Bibliotekën kombëtare dhe universitare “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup është paraparë ligjëratë për prejardhjen, historinë, njohuritë dhe traditat lidhur me festën Duanvu.

Do të shfaqet film i shkurtë për ushqimet tradicionale të cilat përgatiten për këtë festë, ndërsa do të ketë edhe degustim të orizit, ushqim tradicional i cili shërbehet në tryezën festive.

Kjo festë e rëndësishme në Kinë festohet më shumë se 2.000 vjet. Duanvu në traditën kineze festohet në ditën e pestë të muajit të pestë, ndërsa e nderon poetin patriot Çu Jun (340-278 P.E.R) dhe paraqet mundësinë që kinezët ta ruajnë shëndetin dhe t’i pengojnë sëmundjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button