Kosovës i duhen fytyra të reja politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, është i bindur se Kosovës i duhen fytyra të reja në politikë, e sidomos ata që kanë synim zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeverisja në largim thotë se ka dështuar për të krijuar perspektivë për të rinjtë. Edhe pse kritikon haptazi që për tre vjet nuk është arritur që të bëhen reforma zgjedhore, në intervistën për “Zërin”, kërkon nga të gjitha partitë që të mos manipulojnë me vota, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja.

Për dialogun me Serbinë, thotë se duhet të vazhdojë, kushdo qoftë në krye të qeverisjes së ardhshme. Ndër të tjerash, ai jep kritika të ashpra për Agjencinë e Privatizimit dhe kërkon ngrirjen e aktiviteteve të saj.

Ndërsa, politikanëve në veri ua bën me dije se simbolet e Republikës së Kosovës nuk do hiqen nga fletëvotimet dhe mosmarrja pjesë në zgjedhje shkon në dëm të vetë serbëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button