Gjermani, një çerdhe me fëmijë ukrainas shënjestër në tentativë për zjarrvënie

Zyra për mbrojtje shtetërore ka nisur hetim për një tentativë për zjarrvënie që kishte në shënjestër një çerdhe që frekuentohej kryesisht nga fëmijë ukrainas në Gjermaninë lindore, thanë hetuesit të martën, transmeton Euractiv.

Sipas deklaratës së policisë kriminale të shtetit, të dyshuar të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën çerdhes në Leipzig gjatë fundjavës.

Ndërsa tentativa e sulmit rezultoi në dëme materiale, askush nuk u lëndua, sipas policisë, e cila gjithashtu tha se mbetjet e asaj që mund të kishte qenë koktej Molotov u gjetën në vend.

Shumica e stafit dhe fëmijëve të çerdhes janë ukrainas, përfshirë refugjatët që u larguan nga pushtimi rus i vendit.

“Një krim i motivuar politikisht nuk mund të përjashtohet”, tha një zëdhënës i policisë kriminale për portalin e lajmeve t-online, duke shtuar se Zyra për mbrojtje e shtetit, e cila ka për detyrë të luftojë krimet e motivuara politikisht, kishte marrë përsipër hetimet.

“Të sulmosh fëmijët, dhe ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, është tepër e neveritshme!”, tha në Twitter deputeti kryesor konservator Norbert Röttgen.

“Jam krenar që shumica absolute e gjermanëve tregojnë solidaritet dhe vullnet për të ndihmuar”, shtoi ai. “Familjet ukrainase janë të mirëseardhura në Gjermani!”, shtoi ai.

Ambasadori ukrainas në largim në Berlin, Andrij Melnyk, shfrytëzoi rastin për të thirrur kryeministrin konservator të Saksonisë, Michael Kretschmer, i cili është vënë nën kritika për vazhdimin e shprehjes së qëndrimeve të dukshme pro-ruse.

“Në vend që të praktikoni politikën tuaj të çuditshme paralele të jashtme, do të kishte kuptim nëse qeveria e Saksonisë sigurohet që fëmijët refugjatë ukrainas të mos bëhen objektiva e zjarrvënësve. Faleminderit”, tha ai në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button