Dha dorëheqje drejtori i Policisë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Policisë së Kosovës, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton REL.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Sveçlës, lidhet me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

“Tashmë kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti ka liruar nga detyra Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Autoritetet e Kosovës më herët gjatë ditës bënë të ditur se kanë arrestuar edhe të dyshuarin e pestë. Prokuroria Themelore e Prishtinës, ndërkaq, tha më 30 gusht, se ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy personave që dyshohet se kanë dhunuar 11-vjeçaren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button