Osmani paralajmëroi zgjidhje alternative nëse vazhdon bllokada për emërim të ambadorëve në Kuvend

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani paralajmëroi se përmes zgjidhjeve alternative do të anashkalohet bllokada e opozitës për zgjedhjen e ambasadorëve, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se procesi i konsultimeve në Kuvend dhe me opozitën nuk është i domosdoshëm.

“Ajo është më shumë vullnet i mirë që të tregohet inkluzivitet, përkatësisht përfshirje të Kuvendit dhe ne insistojmë në atë, sepse nuk duam që të shkatërrojmë një praktikë të mirë. Por, nëse vazhdon bllokimi përmes moscaktimit të seancës në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, do të kërkohen zgjidhje alternative”, tha Osmani.

Ai tha se veçmë ka folur me presidentin, Stevo Pendarovki dhe pret që ai të ndërmarrë hapa që të gjendet zgjidhje optimale.

Sipas ministrit, me bllokimin e procesit nga ana e deputetit, Antonio Milloshoski paraqiten probleme në shumë çështje, përpos që bllokohet funksionimi normal i diplomacisë së vendit.

Kujtojmë se, në Kuvend është bllokuar emërimi i ambasadorëve të Sofjes, Otavës, Brukselit, Oslos dhe Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button