Ukrainë, centrali bërthamor në Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti i energjisë, u shmang për pak një katastrofë rrezatimi

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë është shkëputur nga rrjeti elektrik për herë të parë, tha operatori shtetëror i energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania bërthamore Energoatom tha se centrali u shkëput pasi zjarri dëmtoi linjat e energjisë që e lidhnin atë me rrjetin.

Autoritetet pro-ruse në Energodar, ku ndodhet termocentrali, thanë se sistemi i sigurisë u aktivizua në termocentral për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike pas konflikteve në rajon.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se bota shmangu për pak një katastrofë nga rrezatimi pasi energjia në termocentralin bërthamor të Zaporozhye të Ukrainës u ndërpre për orë të tëra për shkak të bombardimeve ruse në zonë, të cilën Moska e ka mohuar.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Termocentrali Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Centrali, i cili ka gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet gjenerues të energjisë elektrike prej 5.700 megavatë-orë, siguron 20 për qind të totalit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Sulme artilerike zhvillohen rreth termocentralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button