Fëmijët e Çairit përcjellin mesazhe dashurie më rastin e një qershorit

Fëmijët e Çairit, në organizim të Shoqatës “Ajo” në Sheshin “Skënderbeu” organizuan mbajtjen e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 qershori.

“‘Ne jemi të vegjël por duam t’u tregojmë të gjithëve se ne kemi dashuri të madhe, si ndaj prindërve ashtu edhe ndaj mësuesve ashtu edhe ndaj vendit dhe ambientit ku jetojmë.

Ne jemi për një ambient të pastër jetësor dhe për një jetë të shëndetshme si dhe ne dëshirojmë që ambienti jonë të jetë më i pastër se ambienti i të gjithëve”, ka thënë moderatorja e evenimentit.

Gjatë këtij manifestimi fëmijët e SH.F. ‘Ismail Qemali’ u prezantuan me një shfaqe teatrore. Përmes temës së tyre, ata tentuan rritjen e vetëdijes e fëmijëve për ambientin jetësor.

“Unë sot jam maskuar si një letër, për një dramë që do të shfaqet sot. Kjo do të thotë se të gjithë ne duhet të kujdesemi për planetin Tokë”, tha një nxënës.

“Fëmijët e SH.F ‘Ismail Qemali’ na ndihmuan që të realizojmë një shfaqe për ditën e fëmijëve 1 Qershori e cila ka temën ekologjinë për të cilën kemi nevojë më së shumti ne, dhe bashkëpunuam dhe kemi ndërmend që të formojmë një grup pjesëmarrës të grupit teatror për fëmijë në kuadër të Shoqatës ‘AJO’”, thanë pjesëmarrësit në manifestim.

Ndryshe, një Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe gjithë të tjerëve.

Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. 1 Qershori, është dita kur fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por ndryshe nga të rriturit, mesazhi i protestës jepet përmes lojërave festive.

Lajme të ngjashme

Back to top button