Për 62 % është rritur numri i qytetarëve që e kanë shfrytëzuar transportin ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur numri i pasagjerëve që e kanë shfrytëzuar transportin e organizuar, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor është 11 467 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 20.4%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që numri i pasagjerëve në transportin urban është rritur me 10.8%,  në transportin urban-periferik me 29.4 %, në transportin ndërqytetës me 58.7%, ndërsa numri i udhëtarëve në transportin ndërkombëtar është rritur me 62.6 %.

Në këtë periudhë janë regjistruar 11 467 udhëtarë. Në transportin rrugor ndërkombëtar, 57.5 % e udhëtarëve kanë kryer transport të rregullt, , 24.6 përqind udhëtime turizmi, 14.1 përqind transport i lirë dhe 3.8 % për ekskursione-udhëtime tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button