Zelensky paralajmëron për veprime mizore të Rusisë në ditën e pavarësisë të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të dielën më 21 gusht se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” gjatë javës së ardhshme pasi Ukraina feston 31-vjetorin e pavarësisë.

“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës.

“Një nga objektivat kryesore të armikut është të na poshtërojë,” dhe “të mbjellë dëshpërim, frikë dhe konflikt”, por “ne duhet të jemi mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi” dhe “të bëjmë pushtuesit të paguajnë për terrorin e tyre”, tha ai, transmeton REL.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën, më 24 gusht, shënon gjithashtu edhe gjashtë muaj që nga nisja e pushtimit rus të ish-republikës sovjetike.

Ka zëra se në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, rusët do të nxjerrin para gjyqit luftëtarët ukrainas të kapur gjatë rrethimit të Mariupolit.

Në qytetin verilindor të Harkivit, guvernatori i qytetit shpalli një shtetrrethim nga mbrëmja e 23 gushtit deri në mëngjesin e 25 gushtit.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë provokim nga armiku. Jini sa më vigjilentë gjatë festës sonë të pavarësisë”, ka shkruar Oleg Synegubov në Telegram.

Harkivi ka qenë nën bombardimet e vazhdueshme ruse për javë të tëra dhe të dielën shërbimet e urgjencës thanë se dy civilë të tjerë u vranë në sulmet gjatë natës.

Katër civilë u raportuan të vrarë nga zjarri rus në Donjeck, tha guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button