Në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendrën Zhupë fituan kandidatët e mbështetur nga LSDM-ja

Zgjedhjet lokale u mbajtën për herë të tretë në komunën e Mavrovës dhe Rostushës dhe për të dytën herë në komunën e Qendrës Zhupë, pasi paraprakisht kur u votua, nuk ishin plotësuar kushtet, njofton Potalb.mk. Në Qendrën Zhupë fitoi kandidati i vetëm, Arijan Ibraim i propozuar nga Partia Demokratike Turke i mbështetur nga LSDM-ja në pushtet. Në Mavrovë-Rostushë me fitoren e shpalli kandidati i LSDM-së, Medat Kurtovski.

21:30 – Me 3238 vota, kandidati i LSDM-së Medat Kurtovski shpalli fitore ndaj kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Mevmed Xhaferi që mori 1900, në garën për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

Lajmin e konfirmoi dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga komuna ku tashmë po festojnë fitoren.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që ishin pjesë e këtij procesi të drejtë dhe demokratik, falendëroj edhe kundërshtarin tim Mevmed Xhaferin, ju falënderoj për fushatën dhe qëndrimin e drejtë. Kjo fitore e madhe do të thotë përgjegjësi e madhe, ju premtoj se do të punojmë sinqerisht”, tha Kurtovski.

20:00 – Arijan Ibraim, sërish kryetar i Komunës Qendër Zhupë

19:00 – Vendvotimet u mbyllën. Deri në ora 18.30 dalja e votuesve në vendvotime është si vijon:

  • Mavrovë dhe Rostushë: 51.17%
  • Qendër Zhupë: 46.3%

“Në Mavrovë dhe Rostushë gjithsej ka pasur 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Në Qendër Zhupë ka pasur 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp.

17.30 – Deri në ora 17.00 kanë votuar 41.71 % e votuesve të regjistruar në komunën e Qendrës Zhupë, me këtë edhe kjo komunë e ka përmbushur kushtin minimal për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ndërkaq, deri në ora 17.00 në komunën e Mavrovës dhe Rostushës kanë dalë të votojnë 44% e votuesve të regjistruar.

16.00 – Deri në ora 15.00 kanë votuar 34,41% e votuesve të regjistruar në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, që do të thotë se është përmbushur kushti ligjor për pjesëmarrje minimale prej një të tretës për të qenë zgjedhjet e suksesshme.

Duke qenë se në komunën e Mavrovës dhe Rostushës janë dy kandidatë, zgjedhjet mund të përfundojnë sot nëse së paku një e treta e të regjistruarve në listën zgjedhore dalin në votim dhe nëse njëri prej kandidatëve fiton shumicën e atyre që kanë votuar (në të paktën 50% + një votë).

Teorikisht është e mundur që edhe nëse plotësohet pjesëmarrja minimale prej një të tretës, asnjë nga kandidatët nuk do të ketë shumicën (në rastin e një gare të ngushtë dhe një numri të caktuar votash të pavlefshme), që do të nënkuptonte se do të kishte një rreth të dytë. Në raundin e dytë fiton ai me numrin më të madh të votave (nuk ka nevojë për një shumicë apo një pjesëmarrje minimale).

Ndërkaq, deri në ora 15.00 në Qendër Zhupë mbeten 32.88%.

13.30 – Deri në ora 13.00 dalja e votuesve në vendvotime është si vijon:

  • Mavrovë dhe Rostushë: 24.21%
  • Qendër Zhupë: 25.4%

Në komunën e Mavrovës dhe Rostushës qytetarët do të votojnë në një rreth, duke qenë se janë dy kandidatë, ndërsa në Qendër Zhupë vetëm një kandidat.

zgjedhjet e muajit tetor në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 7317 persona, të cilët e kanë arritur 25,77 për qind, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura të prillit kanë votuar 29,97 për qind nga 7077 të regjistruar, që është rreth 4 për qind më pak se sa regjistrimi i nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button