Arijan Ibraim është kandidati i vetëm për kryetar të Komunës Qendra Zhupë

Kryetari aktual, Arijan Ibraim, është kandidati i vetëm, pas zgjedhjeve të dyta të përsëritura, për kryetar të Komunës së Qendra Zhupë, që do të mbahen më 20 gusht, shkruan MIA, njofton Portalb.

Fushata zgjedhore fillon më 31 korrik në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht deri në mesnatë.

“Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka marrë vetëm një kandidaturë, e cila është konfirmuar edhe nga ne. Është kandidatura e Arijan Ibrahimit nga Partia Demokratike Turke. Dua të përmend se, si në dy ciklet e mëparshme zgjedhore, nuk kemi pasur listë të pavarur të kandidatëve”, theksoi Nexhip Iljaz, kryetar i KZK-së për Qendrën Zhupë.

Zgjedhja për kryetar komune po përsëritet për shkak se nuk është siguruar pjesëmarrja e kërkuar prej 1/3 ose 33 për qind e gjithsej votuesve të regjistruar, as në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 dhe as në zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit të këtij viti. Në atë kohë në garë për postin e kryetarit ishin Ibrahim dhe Shain Shaqir, nga partia Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve.

Në zgjedhjet e muajit tetor në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 7317 persona, të cilët e kanë arritur 25,77 për qind, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura të prillit kanë votuar 29,97 për qind nga 7077 të regjistruar, që është rreth 4 për qind më pak se sa regjistrimi i nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button