“Higjiena komunale”-Shkup dënoi sulmin verbal ndaj gazetares së Metës, do të ketë përgjegjësi disiplinore
Pasi më 15 gusht në lagjen Kisella Vodë dy punonjës të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”-Shkup sulmuan verbalisht gazetaren Ilinka Iljoska, e punësuar në agjencinë e lajmeve Meta, dhe tentuan ta ndalojnë atë në kryerjen e detyrës, sot u deklaruan nga kjo ndërmarrje publike.
“Dënojmë ashpër sulmin verbal ndaj gazetares së agjencisë së lajmeve “Meta” e cila po kryente detyrën. “Higjiena Komunale” Shkup do të iniciojë procedurë disiplinore të duhur ndaj punëtorëve”, thuhet në përgjigjen që Meta.mk e ka marrë nga kjo ndërmarrje publike.
Nga NP “Higjiena Komunale” shtojnë se inkurajojnë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin nga afër punën e “NP Higjiena Komunale”-Shkup dhe se mbeten të hapur dhe transparent për të gjitha çështjet.
Katër ditë më parë, kur ndodhi sulmi verbal, menjëherë reagoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM). Përveç faktit se ShGM i ofroi ndihmë juridike gazetares Iljoska, kërkuan nga “Higjiena Komunale”-Shkup që të iniciojë procedurë disiplinore ndaj personave përgjegjës për sulmin verbal ndaj gazetares. Gjithashtu, nga ky institucion është kërkuar që të bëjë plan për aktivitete për edukimin e të punësuarve për tema me interes publik dhe në raport me qytetarët, sepse nuk është hera e parë që “Higjiena Komunale”-Shkup reagon në këtë mënyrë apo të ngjashme ndaj qytetarët.
Sulmi verbal është raportuar në polici dhe Njësiti për krime të dhunshme pritet ta dërgojë rastin në prokurorinë kompetente.