Më së shumti në Gjermani kryejnë punë kompanitë nga Maqedonia e Veriut

Kompanitë e Maqedonisë së Veriut gjatë gjashtëmujorit të këtij viti më së shumti punë jashtë vendit kanë kryer dhe kontraktuar në Gjermani, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës janar – qershor 2022 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 129 704 000 denarë, që është për 17,3% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën prej janarit deri në qershor të këtij viti, kompanitë e Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar punë në vlerë prej 110 000 000 denarë, apo 7.6 përqind më pa se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në këtë periudhë, kompanitë kanë kryer punë në vlerë prej 52 418 000 denarë, apo 7.6 përqind më shumë se puna e kryer në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në periudhën e lartpërmendur, operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 67 122 mijë denarë, që është për 16,9% % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kompanitë nga Maqedonia e Veriut për gjashtë muaj në Bullgari kanë kryer punë në vlerë prej 9 188 000 denarë, ndërsa në Malin e Zi 5 516 000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button