RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e pacientit nga Kërçova i testuar për linë e majmunit
Në orët e pasdites është publikuar rezultati i pacientit që është testuar për linë e majmunit. Ministria e Shëndetësisë sqaroi që i dyshuari ka rezultuar negativ në test, transmeton Portalb.mk.
“Nga Instituti i Shëndetit Publik jemi informuar se ka mbaruar analiza e mostrës së marrë te pacienti nga Kërçova, i dyshuar për linë e majmunit, dhe rezultati është negativ”, raportoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministria sqaroi që ka sasi të mjaftueshme te testeve, ndërsa testimit do të realizohet pas indikacioneve të konfirmuara nga infektologu specialist.
Ndryshe, personi nga Kërçova sot është testuar për linë e majmunit dhe gjatë ditës ka qenë në izolim, ka konfirmuar për MPB-në zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq. Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte lisë majmuni, por që refuzonte të testohej.
Rasti i 43 vjeçarit nga Kërçova, i cili po qëndronte në Austri, është njoftuar nga spitali i Kërçovës, ku ka mbërritur me simptoma dhe shenja të dukshme në lëkurë, ndërsa mjekët rekomanduan që të bëhet analiza për lisë.
Personi u paraqit në spital të hënën pasi u kthye në vend pas një qëndrimi tre javor në Austri. Në spital, pas ekzaminimit, në vend që të testohej, burri u largua.
Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi vendosjen e masave të izolimit/karantinës për të gjitha rastet e dyshuara si dhe monitorimin e përditshëm të kontakteve të personave të infektuar.
- LEXO: Personi nga Kërçova është testuar për linë e majmunit dhe është në izolim, rezultati pritet sonte
- LEXO: Autoritetet shëndetësore në RMV nuk kanë mundur të testojnë rastin e dyshuar të lisë së majmunëve për të tretën ditë me radhë
- LEXO: Nuk ka vend për panik të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk pritet zhvillim serioz i lisë së majmunit, vlerësojnë nga Komisioni
- LEXO: RMV, KSI rekomandoi vendosjen e masave izoluese për rastet e dyshuara me linë e majmunit
- LEXO: Pacienti nga Kërçova i dyshuar për linë e majmunit iku nga spitali
- LEXO: Maqedonia ka teste dhe vaksina për linë e majmunëve
- LEXO: OBSH: Mbi 18.000 raste me linë e majmunëve në botë, shumica në Evropë
- LEXO: OBSH-ja shpalli linë e majmunëve emergjencë globale