Gjyqtarët shqiptarë me fat për Spanjën

Spanja e ka mposhtur Bolivinë në miqësore me rezultat 2-0. Përfaqësuesja e Vicente Del Bosques filloi ndeshjen me plot ndryshime, gjë e cila nuk ndikoi në rezultat.

Gjyqtarët shqiptarë ishin drejtues të ndeshjes, ndeshje të cilën e drejtuan në mënyrë perfekte.

Torres shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51 nga penalltia. Inietsa shënoi gol në minutën e 84 pas inkuadrimit nga banka rezervë.

Del Bosque nesër do të shpallë listën e Botërorit për të parë se cili nga yjet e Spanjës do të mbetet në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button