A do të vihet në funksion linja ujore Strugë-Ohër-Pogradec?

Edhe pse për linjën ujore Strugë-Ohër-Pogradec flitet që kur të tri vendet që lagen nga Liqeni i Ohrit shënojnë së bashku Ditën e Liqenit, kjo nismë ende nuk po bëhet realitet. Madje, asnjëherë deri sot nuk janë thënë shkaqe t e vërteta, se pse kjo nuk ndodh, kur drejtuesit e Pogradecit, Strugës dhe Ohrit gjithmonë verbalisht kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ajo sa më shpejt të vihet në funksion.

Megjithatë, ka qenë kryetari i Komunës së Ohrit , Nikolla Bakraçeski i cili ka folur për këtë çështje në Ditën e Liqenit, dhe ka theksuar se është në Komunikim të përhershëm me kryetarin  e Komunës së Strugës dhe se ka vullnet për vënien në funksion të saj, por siç tha ai, ekzistojnë disa pengesa të karakterit Ligjor nga ana e Shqipërisë të cilat shpejt do të evitohen, në mënyrë që të rritet frekuentimi i njerëzve në këtë rajon.

Bakraçeski nuk precizoi se cilat janë pengesat Ligjore nga na shqiptare që pengojnë realizimin e kësaj ideje, por ka qenë Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, i cili ka theksuar se pas zgjedhjeve në Shqipëri do të vijë pushteti i ri,  i cili sipas mendimit të tij do të japë përkrahje  për realizimin e kësaj ideje.  

Lajme të ngjashme

Back to top button