EMV: Sasia e tepërt e energjisë elektrike t’i ofrohet kompanive vendase në vështirësi

Drejtori i përgjithshëm i SH.A. EMv, Vasko Kovaçevski, tha se çdo sasi e energjisë elektrike mbi atë që u nevojitet qytetarëve do të mund ” që përmes një modeli të caktuar t’i ofrohet ekonomisë vendase”, njoftoi EMV, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftim, Kovaçevski në takimin në Odën ekonomike ka thënë se ShA EMV tashmë po e siguron energjinë e nevojshme dhe po e shton gërmimin e vet të thëngjillit, me qëllim të rritjes së prodhimit.

Sipas drejtorit të EMV-së, prioritet është sigurimi i energjisë elektrike për qytetarët, por edhe obligimet e marra për mbulimin e humbjeve në rrjetin e MEPSO-s dhe EVN Elektrodstribuimi, për çka EMV e rriti planin e prodhimit për vitin 2022 për 20 për qind.

“Në mbledhjen në Odën ekonomike (OEMV) lidhur me furnizimin me energji elektrike të kapaciteteve të mëdha prodhuese në vend, Oda i propozoi Qeverisë masa që do të lehtësonin gjendjen e kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike. Mes tjerash, nga ShA EMV është dërguar thirrje që nëse gjatë periudhës së dimrit kompania prodhon sasi të tepërt të energjisë elektrike, e njëjta të ofrohet në paketë preferenciale për kompanitë vendase që do të harxhojnë sasi të mëdha të rrymës, e që janë në gjendje të vështirë duke pasur parasysh se pritet që energjia elektrike të arrijë çmime edhe më të larta se aktualisht”, njoftoi EVM.

ShA EMV siguron 100% të energjisë që EVN Home u shpërndan amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button