UN’, TI DHE VDEKJET
TI dhe UN’ i presim veç vdekjet
mbrëmjeve tek puthen dashnorët e grave
se ashtu e qajm’ njëri-tjetrin
mbi buz’ që thahen
mbi gjinj që lidhen truallit
e mbi trupa që s’u preken shpirtrat.
Veç vdekjet i presim
edhe k’tu tek rëndojn’ muajt n’dëshp’rim
për t’lindur Omeri i ri
për ta dashuruar UN’
për t’ma vrarë burri si ti
e pastaj për t’ma qarë dhe Ajkuna
teksa MU’ do m’i përdredhin gërshetat larg teje.
Vdekjet i presim
UN’ dhe TI
përnat’
tek njollosen çarçafët e martesës
e për djemt’ që do t’lindin muzgut t’qershorit
MU’
TY
dhe dashnor’ve që s’guxojn’ t’çjerrin shpirtra
në të gjall’
vdekjes t’bekuar na çojn’ t’i themi.
Poezi nga Adelina Xhaferi