Zjarr në Gjavatë, vërshime në Koçan

Zjarri në vendin e quajtur Pogana në jug të vendit është aktiv dhe po lëviz nga fshati Gjavato në fshatin Gërëishtë. Në Gjavato, është ndalur 100 deri në 200 metra larg fshatit, njoftoi Qendra për menaxhimin e krizave (QMK). Po ashtu, gjatë ditës së djeshme ka pasur vërshime në disa objekte në komunën e Koçanit, ku kanë ndërhyrë edhe ekipet e QKM-së, transmeton Portalb.mk.

“Aktualisht në terren janë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga Vallandova për shuarjen e zjarrit në Gjavato – ekipi i reagimit të shpejtë me 13 punonjës, “Komunalec” nga Bogdanci me 10 persona, shërbimi zjarrfikës nga Dojrani me një cisternë, si dhe shërbimi zjarrfikës nga Strumica me një automjet terreni me pompë dhe pesë zjarrfikës”, informoi QMK.

Nga atje shtojnë se një helikopter i ARMV-së ka mbërritur në orën gjashtë të mëngjesit dhe tashmë ka operuar dy herë.

QKM-ja po ashtu informon se përmes numrit për thirrje urgjente 112, në biseda të drejtpërdrejta telefonike të qytetarëve me Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve (NjTZ) në Koçan, janë marrë njoftime për vërshime të disa objekteve në komunën e Koçanit.

“Janë raportuar edhe rënie të pemëve në rrugë, si dhe kabllo këputura nga linjat elektrike. Ekipet e NjTZ Koçan janë në terren dhe po punojnë në objektet e përmbytura. Është kërkuar ndihmë edhe nga njësitë përreth që edhe ato të ndërhyjnë, po ashtu është kërkuar ndihmë edhe nga DMSh”, informuan nga QKM.

Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit janë bërë intervenime në disa rrugë dhe lokacione të qytetit për nxjerrjen e ujit dhe pastrimin e zonës nga pemët e rëna, si dhe dy ndërhyrje më të vogla të zjarrfikësve në Koçan. Në intervenim kanë marrë pjesë të gjithë zjarrfikësit nga NjTZ Koçan, 15 persona, 22 zjarrfikës nga shoqëria vullnetare kundër zjarrit-Koçan dhe 4 zjarrfikës nga NjTZ Shtip.

Mbrëmë ka pasur dy zjarre në zonën e Kumanovës. Sipas informacioneve fillestare, një zjarr ka rënë në varrezat e qytetit dhe një tjetër në Shtëpinë e gjuetisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button