RMV, mbi 44% e të testuarve pozitiv me COVID-19, afër 800 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.774 të testuarve kanë rezultuar 792 të infektuar (mbi 44%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 792
  • Riinfektime: 203
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 (79-vjeçar nga Shkupi dhe 75-vjeçar Gostivari)
  • Të shëruar: 317
  • Testime: 1.774

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.595. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 320.598
  • Të shëruar: 307.658
  • Të vdekur: 9.345
  • Testime: 2.102.378

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button