Snapchati lansoi platformën për desktop

Për dallim nga shumë platforma të tjera të rrjeteve sociale, Snapchat ka qenë i disponueshëm vetëm në telefon, që nga fillimi i tij mbi një dekadë më parë. Por, të hënën, kompania lansoi një version të bazuar në ueb, raportoi CNN-i, transmeton Koha.net.

Sipas rrjetit social, qëllimi është t’u jepet përdoruesve liria për t’i shkëmbyer bisedat ndërmjet telefonave e kompjuterëve, ndërsa versioni në desktop do ta ndihmojë gjithashtu Snapchatin që t’i bëjë ballë Zoomit, rrjet për komunikim që “shpërtheu” gjatë pandemisë.

Derisa Snapchati është i njohur për fotografi, video dhe mesazhe që fshihen pas një periudhe kohore, versioni në desktop do t’ua mundësojë përdoruesve që të zhvillojnë edhe video, e edhe t’i ruajnë ato.

Shërbimi po konsiderohet se do të jetë më i lehtë e më i këndshëm për njerëzit. Nëpërmjet videove që do të regjistrohen në desktop, Snapchati synon të përfitojë edhe përdorues të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button