Itali, qeveria e Draghit në rrezik

Vendimi i partisë Lëvizja “5 Yjet” (M5S), një nga partnerët e qeverisë së koalicionit të drejtuar nga kryeministri, Mario Draghi, për të mos marrë pjesë në votimin parlamentar të paketës së ndihmës ekonomike të përgatitur nga qeveria për familjet dhe bizneset shkaktoi krizë politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para votimit që do të mbahet në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Senat, për paketën e ndihmës ekonomike të përgatitur nga qeveria Draghi për të mbështetur familjet dhe bizneset në luftën kundër rritjes së çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë janë rritur tensionet në Itali.

Lideri i M5S, Giuseppe Conte, i cili prej disa kohësh kritikon paketën dhe nuk e sheh si të mjaftueshme mbështetjen për familjet tha se nuk do të marrin pjesë gjatë votimit në Senat.

Duke kujtuar se ata duan që Draghi të bëjë disa përmirësime në paketë, Conte tha: “Vendi është në buzë të humnerës. Ne jemi e vetmja palë që i bëjmë presion qeverisë përballë emergjencave. Është e nevojshme të kalojmë në një fazë tjetër. Deklaratat e Draghit nuk mjaftojnë. Nuk do të marrim pjesë në votim”.

Conte dha mesazhin se janë të hapur për dialog për kontribut konstruktiv.

Reagimi i partnerëve të tjerë të koalicionit për largimin e Contes

Në deklaratën e parë nga Partia e Ligës, një nga partitë që formojnë qeverinë e Draghit, thuhet se nëse M5S nuk do të merr pjesë në votim, qeveria do të humb shumicën në parlament dhe se në këtë rast fjala duhet dhënë italianëve.

Gjithashtu thuhet se kreu i Partisë së Ligës, Matteo Salvini dhe kreu i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili është në qeveri, patën një telefonatë duke vlerësuar krizën dhe ranë dakord të vepronin së bashku si një aleancë e qendrës së djathtë.

Një tjetër partner i koalicionit, kreu i Partisë Demokratike (PD) Enrico Letta tha se qeveria Draghi duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit legjislativ, i cili do të përfundojë në gjysmën e parë të 2023.

Luigi Di Maio, i cili kohët e fundit u largua nga M5S për të krijuar partinë e tij dhe shërben si ministër i Jashtëm në qeverinë aktuale, akuzoi gjithashtu ata që shkaktuan krizën e qeverisë në një kohë lufte si të papërgjegjshëm.

Udhëheqësja e partisë kryesore të opozitës së ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë” (FdI), Giorgia Meloni e cila u rendit e para në sondazhet e opinionit, në Twitter tha: “Lufta, pandemia, inflacioni, varfëria në rritje, faturat e larta, rritja e kostove të lëndëve të para, rreziqet në furnizimin me energji, kriza ushqimore dhe ‘Qeveria e më të mirëve’, e cila mbetet pasive ndaj saj dhe ngulfatet me lojërat e pallatit. Zgjedhje të menjëhershme”.

Pritet hapi i kryeministrit Draghi

Pas deklaratës së Contes në mbrëmje, nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Kryeministria.

Në konferencën për media të mbajtur më 12 korrik, kryeministri Draghi deklaroi se lista me 9 pikat e kërkesave që i ka përcjellë M5S është në përputhje me agjendën e qeverisë, por deklaroi se qeveria nuk mund të vazhdojë me “ultimatume”.

Draghi tha se nëse M5S tërhiqet nga qeveria, do të jetë presidenti, Sergio Mattarella ai që do të vendosë të ardhshmen.

Draghi më parë deklaroi se qeveria e tij nuk do të vazhdonte pa partinë M5S të Contes dhe ai nuk ishte i gatshëm të kryesonte një qeveri tjetër.

Pas deklaratës së Contes, u bë kuriozitet se çfarë rruge do të ndjekë Draghi në politikën italiane.

Nëse në Itali nuk vendosen zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen në muajt e parë të vitit 2023.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi u ngarkua me formimin e qeverisë nga presidenti Mattarella pasi qeveria e koalicionit të udhëhequr nga Giuseppe Conte si udhëheqës teknokrat u rrëzua nga pushteti më 26 janar 2021. Më 13 shkurt 2021, Draghi formoi qeverinë e tij, e cila do të quhet koalicioni i unitetit kombëtar.

Kryeministri Draghi ishte luftimi i efekteve të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, duke i shtuar kësaj edhe efektet sociale dhe ekonomike të luftës Ukrainë-Rusi këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button