BE: Vaksinat e përshtatura të COVID-19 do të jenë më efektive se aktualet
Drejtori i Administratës Evropiane të Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore (HERA), Pierre Delsaux, tha se vaksinat e përshtatura për koronavirusin COVID-19 me llojet e reja së shpejti do të ofrojnë mbrojtje më të mirë se vaksinat aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Delsaux mori pjesë në seancën e mbajtur në Parlamentin Evropian për situatën e fundit me COVID-19 me drejtorin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon.
Duke përmendur se kompanitë e vaksinave po punojnë për vaksina me veprim të dyfishtë kundër llojit të parë dhe llojeve të COVID-19, Delsaux tha se vaksinat e reja do të jenë më efektive se të vjetrat.
Delsaux nuk pranoi të komentojë nëse vaksinat e reja bazohen në llojet BA.1 ose BA.4/BA.5 të Omicron.
“Fillimi i një vale të re COVID-19”
“Ajo që po shohim tani është fillimi i një vale të re i COVID-19. Nuk ka dyshim se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Ka ende njerëz në rrezik serioz të sëmundjes dhe që kanë nevojë për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ammon.
Ammon kujtoi se në Bashkimin Evropian (BE), dozat e dyta përforcuese rekomandohen për njerëzit e moshës 60-79 vjeç dhe për “njerëzit e pambrojtur nga ana mjekësore të të gjitha moshave”.