Shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut realizoi më së shumti shkëmbim tregtar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar prej 1 616 988 000 prej dallimit ndërmjet importit dhe eksportit, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – maj të vitit 2022, është 3 356 208 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 4 973 195 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika.

Eksporti është rritur për 18.8 përqind, ndërsa importi për 29.6 përqind në krahasim me pesë muajt e parë të vitit të kaluar.

“Në periudhën janar – maj të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, njoftoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button