PRSD pranoi propozimin francez dhe kërkoi nga qeveria që të jetë e guximshme dhe të thotë “po”

Partia e Re Socialdemokrate (PRSD) kërkon që Qeveria të veprojë guximshëm dhe të pranojë propozimin e presidencës franceze me Bashkimin Evropian dhe ta dërgojë për shqyrtim në Parlament për konfirmim dhe miratimin e konkluzioneve detyruese për zbatimin e tij, të cilat duhet të jetë në kuadër të Rezolutës së sjellë n[ qershor të vitit 2021, njoftuan nga kjo parti duke informuar publikun se për ta propozimi francez është i pranueshëm, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli kzekutiv i PRSD-së ka vendosur të pranojë propozim kompromisin e presidencës franceze për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Republikën e Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke vënë në plan të parë interesin e shtetit dhe duke marrë parasysh momentin politik në të cilin vendi po përballet me sfida strategjike nga të cilat varet e ardhmja dhe drejtimi në të cilin do të ecë vendi”, thuhet në njoftim.

Ky propozim kompromis është në kuadër të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nga gushti 2017 dhe Rezolutës për përcaktimin e qëndrimeve shtetërore maqedonase në kuadër të bllokadave të integrimeve evropiane nga korriku 2021, thekson PRSD dhe konsideron se:

“Me këtë propozim, gjuha maqedonase si shenjë identitare më e rëndësishme bëhet gjuhë e barabartë në Bashkimin Evropian dhe i gjithë dokumentacioni ligjor i Bashkimit Evropian do të përkthehet në gjuhën e kodifikuar maqedonase, kurse gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian”.

PRSD thekson se me rastin e ndërtimit të qëndrimit është respektuar posaçërisht qëndrimi i publikut shkencor dhe profesional, siç është Këshilli për gjuhën maqedonase (KGjM), i cili ka arritur në konkluzionin: “Pikat lidhur me statusin e gjuhës maqedonase tregojnë që respektohet pavarësia dhe origjinaliteti i gjuhës maqedonase dhe gjuha maqedonase bëhet një nga gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian”.

Propozimi francez në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button