Petkov: Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë
Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë, tha kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR), duke komentuar qëndrimin e Sofjes pas vendimit të Asamblesë Kombëtare për të pranuar draftin – Propozimi i Presidencës franceze me BE-në për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton 360 Shkallë.
Sipas Petkov, me pranimin e “propozimit francez”, Bullgaria arriti të mbrojë interesat e saj kombëtare.
“Bëmë diçka të mahnitshme. Për herë të parë Brukseli mbështeti qëndrimin bullgar”, ka thënë Petkov.
Ai theksoi se nëse vendi pajtohet me propozimin e Parisit, do të duhet të përfshihen bullgarët në Kushtetutë përpara se të fillojë procesi i negociatave me BE-në.
“Ne kemi mekanizma të qartë kontrolli për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Ne kemi përcaktime shumë të qarta të fakteve historike dhe arsimit në shkollat në Maqedoninë e Veriut”, tha Petkov.
Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.
- LEXO: RMV, MPJ dënoi gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë
- LEXO: MPJ bullgare për vendimin e Parlamentit: Radhën e ka vendi ynë fqinj për të treguar përkushtim dhe dëshirë për të ardhmen evropiane për të dhe rajonin
- LEXO: Mariçiq: Kemi shumë aleatë që e kuptojnë pozicionin tonë në raport me Bullgarinë
- LEXO: Macron dhe Michel pas samitit të BE-së: Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdojnë këto ditë
- LEXO: Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor “dështim i plotë”, vlerësoi Von Cramon
- LEXO: Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkoi Varhelyi
- LEXO: Sofja miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi
- LEXO: Osmani pret nga Franca të japë propozim përfundimtar, tre çështje janë kyçe nëse Qeveria do t’i pranojë
- LEXO: Parlamenti bullgar miratoi heqjen e vetos, pritet që kryeministri Petkov të marrë vendimin qeveritar