Elhaida në fokus të revistës italiane
Elhaida Dani është parë sërish në faqet e revistes italiane të showbizit “Vanity Fair Italia”.
Këngëtarja shqiptare ka qenë edhe një herë në fokus të kësaj reviste kur mori çmimin e “The Voice of Italia”.
Elhaida e ka hedhur foton në faqen e saj “Instagram”. Fotoja është realizuar nga fotografi Eugenio Qose ndërsa intervista është realizuar për të njohur më mirë Elhaidën dhe ndër të tjera pyetet për modestinë e saj, për foton që ka realizuar me Edi Ramën dhe qëllimin e
fotos dhe mbi karrierën e saj.
Elhaida Dani ka fituar edhe çmimin e parë të Top Fest ndërsa tani e ka vazhduar karrierën e saj në Itali.