Tesla do ta pezullojë punën në Shangai për dy javë

Kompania e makinave Tesla, do ta pezullojë punën në Shangai të Kinës gjatë dy javëve të para të korrikut, njoftoi Reuters të mërkurën, raporton Koha.net.

Sipas kompanisë amerikane, pezullimi do të ndodhë me qëllim të përmirësimit të hapësirës punuese.

Pas përmirësimit, prodhuesi synon të rrisë prodhimin për shifra rekorde deri në fund të korrikut, duke i prodhuar rreth 20 mijë vetura në javë.

Bllokimi si pasojë e pandemisë e dëmtoi Teslan dhe shumë kompani të tjera prodhuese në Shangai. Modele të reja vonuan të dilnin në treg dhe shumë punëtorë u detyruan të izoloheshin.

Që nga mesi i qershorit të këtij viti, Tesla në Shangai i ka prodhuar 17 mijë vetura të modeleve 3 dhe Y.

Shefi i Teslas, Elon Musk, deklaroi se Tesla do të rritet, ndërsa të martën dha një lajm jo të mirë për punonjësit e tij. Afro 10 për qind e stafit do të pushohet nga puna për shkak të inflacionit ekonomik në Amerikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button