Është gjetur drogë në disa objekte hotelerike në Shkup, janë arrestuar shtatë persona

Policia mbrëmë ka kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe ekzaminime të disa personave, gjatë të cilave te shtatë persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia është gjetur marihuanë dhe lëndë e bardhë pluhuri, dhe të cilët janë privuar nga liria, transmeton Portalb.mk.

“Në natën e datës 16 deri më 17 qershor, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe të disa personave. Po ashtu, te shtatë persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia janë gjetur marihuanë dhe pluhur i bardhë, të cilët janë privuar nga liria”, njoftoi MPB.

Te A.D (23), A.D (31) dhe T.I (28), të gjithë nga Shkupi, është gjetur materie e bardh pluhuri, ndërsa te S.J.(20) nga Shkupi, V.Z (35) nga Kosova, G.M (37) nga Shkupi dhe A.K.K.(45) nga Norvegjia u gjet marihuanë.

Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse, informoi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button