RMV, 75 raste të reja me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 75
- Riinfektime: 11
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
- Të shëruar: 60
- Testime: 937
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 365. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kavadari.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 312.748
- Të shëruar: 303.065
- Të vdekur: 9.318
- Testime: 2.068.585
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/