Pas valës së ankesave nga qytetarët – matësit e energjisë elektrike do të lexohen katër herë në vit

Avokati i Popullit vitin e kaluar ka pranuar 88 parashtresa nga qytetarët, shumica e të cilave ishin për leximin e parregullt të matësve të energjisë elektrike dhe faturat e larta të energjisë elektrike, raporton DW, përcjell Portalb.mk.

Në të ardhmen, për të shmangur problemet me të cilat përballen qytetarët për shkak të leximit të parregullt, matësit e energjisë elektrike do të lexohen të paktën katër herë në vit. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, sot pati takim me kreun e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, me ç’rast e informoi se institucioni është i vërshuar me ankesa të qytetarëve për leximin e parregullt të matësve të energjisë elektrike dhe faturat e larta që janë dorëzuar pas leximit.

Vetëm vitin e kaluar Avokati i Popullit ka pranuar 88 ankesa për energjinë elektrike, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me leximin e parregullt të matësve dhe fatura të larta që kanë pasuar pasi është bërë sheshimi i shpenzimeve.

Sipas rregulloreve aktuale, detyrimi për të lexuar matësit është një herë në vit. Sipas Bislimoskit, kompania për Elektrodistribuim do të duhet që në të ardhmen t’i lexojë matësit e energjisë së paku katër herë në vit. Rekomandohet që, veçanërisht në muajt e dimrit, të bëhet sa më shpesh.

Energjia elektrike me këste

Ai paralajmëroi mundësinë për pagesë të barabartë të energjisë elektrike në 12 këste. Për të mos paguar faturat më të ulëta në verë dhe fatura të larta gjatë dimrit, qytetarët do të mund të zgjedhin të paguajnë shuma të barabarta gjatë 12 muajve.

“Me shpërndarjen çdokush mund të bëjë çfarë të dojë, ne vetëm themi dhe u dërgojmë sinjal familjeve që nëse konsumojnë energji në mënyrë jo racionale do të paguajnë më shumë. Ne jemi vend i varfër në aspektin energjetik. Energji elektrike për qytetarët duhet të ketë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që ta zvogëlojnë konsumin”, tha Bislimoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button