Tetovë, mozaik gjigand me kapakë plastike

Projekti Macedonia Cap që mbledh kapakë të plastikës dhe nga riciklimi i tyre dhuron karroca për njërëzit me aftësi të kufizuara, sot në sheshin Iliria në qendër të Tetovës organizon ndërtimin e një vepre të bukur artistike ,mozaik gjigand me 50 mijë kapakë plastike.
Të pranishëm duhet të jeni në ora 14.00 në sheshin Iliria.

Eventi qe nga fillimi deri ne fund do te shoqerohet me muzikë, do shpërndahen mbi 1 mijë pije dhe cokollata për nxënësit dhe fëmijët tjerë.

Njëkohësisht qe nga fillimi deri ne fund do jetë hapur pika për grumbullim të kapakëve ku qytetarët do mund ti sjellin kapaket e mbledhur.
Agjenda e plotë

08.00 – 10.00 – Përgatitja dhe instalimi i materialeve të nevojshme për realizimin e eventit.

10.00 – 14.00 – Krijimi i mozaikut me kapakë të plastikës.

14.00 – Vizitë nga kryetarja komunës, rektorët, vizitë nga nxënësit e shkollës Liria , vizitë nga fëmijët me aftësi të kufizuara.

14.00 – Mediat të jenë të pranishme, spjegimi dhe qëllimi i Macedonia Cap Project dhe i mozaikut me kapakë, intervistë për media nga kordinatorët e projektit dhe të ftuarit.

15.00-15.30 – Vizitë e nxënësve të shkollës Kirili dhe Metodi, sqarim nxënesve për dobitë e riciklimit dhe mbrojtjen e ambientit.

15.30-16.30 – Vizitë e nxënësve nga Shkolla “Naim Frashëri”, sqarimi I projektit dhe ligjëratë për dobitë e riciklimit.

16.30 -18.00 – Perfundimi mozaikut, fotografimi me të .

18.00-19.00- Largimi i kapakëve dhe mjeteve tjera nga sheshi dhe pastrimi i sheshit.

Lajme të ngjashme

Back to top button