Shtetet që sjellin më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në katër muajt e parë është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – prill 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 66.1 %, dhe atë: te numri i turistëve vendor është rritur me 29.2 %, ndërsa te turistët e huaj është rritur me 114.0 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa numri i netëve është rritur për 59.5 përqind.
Në muajin prill janë regjistruar 47 617 turistë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj.
Në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur 31 027 turistë të huaj gjatë prillit, nga Serbia 5 017 turistë, Turqia 2 949, Bullgaria 2 457 turistë në Maqedoninë e Veriut, Greqia 2 245, SHBA 1 793, Gjermania 1 669, Shqipëria 1 312, Kosova 1 185, etj.