Gençovska sot do të japë dorëheqje nga funksioni shefe e diplomacisë bullgare

Dy ministrat e partisë Ka një popull të tillë (ITN), Teodora Gençovska, ministre e punëve të jashtme dhe Aleksandar Nikollov, ministër i energjetikës, sot do të japin dorëheqje nga postet e tyre në qeverinë bullgare, raportojnë mediat bullgare, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqjet e tyre pasojnë pasi ITN vendosi të largohet nga koalicioni qeverisës ndër të tjera për shkak të, siç tha lideri i saj Slavi Trifonov, politikës së dyfishtë të kryeministrit Kiril Petkov ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pas largimit të partisë nga pushteti, dorëheqje tashmë dhanë ministri i Sportit Radostin Vasilev dhe ai i Zhvillimit Rajonal dhe Veprimtarive Publike Grozdan Karaxhov.

Trifonov edhe në ngjarjen e fundit publike, intervistën e djeshme për Darik Radio, Trifonov përsëriti se një nga arsyet e largimit nga qeveria është çështja e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se po ndiqet një politikë e dyfishtë, nga njëra anë Ministria e Punëve të Jashtme bullgare e udhëhequr nga Gençovska, dhe nga ana tjetër është kryeministri Kiril Petkov që, siç akuzoi ai, dëgjon këshillat e njerëzve të tjerë që “duplojnë” ministrin e jashtëm.

“Derisa Maqedonia nuk i vendos bullgarët në Kushtetutë dhe të përmbushë Marrëveshjen e vitit 2017, nëse varet nga unë, nuk do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Trifonov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button