Fondi ka ndarë 2 milionë euro për të mbështetur financiarisht kompanitë e RMV-së, mundësia është e hapur deri më 8 gusht

Në mbështetje të të rinjve gjatë hapjes së kompanive, Fondi për Inovacioni dhe Zhvillim Teknologjik ka hapur Konkursin për të ndarë “Grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtare të sapothemeluara Start Up dhe Spin Off”, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i thirrjes është të inkurajojë zhvillimin e inovacionit në kompanitë e reja. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e ekosistemit startup maqedonas është 2.000.000 euro dhe mjetet që do të marrin kompanitë janë të pakthyeshme”, sqarojnë nga Fondi për Konkursin i cili është tashmë është i hapur.

Fondi do të mbështesë 90 përqind të projektit (me kohëzgjatje deri tre vjet), por jo më shumë se 40 mijë euro, gjegjësisht 60 mijë euro për projektin prej tre deri gjashtë vjet.

“Në rast se një ekip paraqitet si Aplikues dhe propozim-projekti i të cilit ka kaluar fazën e përzgjedhjes, Aplikuesi është i detyruar që brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të lajmërohen të paktën 51% të anëtarëve të ekipit, e cila shoqëri tregtare do të marrë të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me zbatimin e Projektit dhe që do të përmbushë kriteret e pranueshmërisë së këtij neni”, sqarojnë nga Fondi.

Mundësia për të aplikuar është deri më 8 gusht në ora 14:00, ndërsa sqarime për Konkursin mund të gjenden KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button