Osmani: Me Gençovskën biseduam për formën dhe jo për përmbajtjen e zgjidhjes

Unë nuk do t’i merrja do t’i merrja si politikë zyrtare të Bullgarisë deklaratat nga dje dhe sot në raport me çështjen për Maqedoninë e Veriut, sepse siç kemi mundur ta shohim ëndë e lëndë e diskutimeve të ndërsjellta ishte buxheti, ndërsa në paraqitjet publike çështja jonë është bërë pjesë e zënkave politike, deklaroi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në intervistë për “Samo vistina” në Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

Ai paralajmëroi se pret që nesër të takohet me homologen e tij bullgare, Teodora Gençovska dhe tha se bisedimet që i zhvilluan javën e kaluar në Shkup, kanë qenë të mira dhe konstruktive. Ai tha se kanë kokunikuar në detaje për të gjitha çështjet, përkatësisht për katër çështjet në pakon dhe vlerëoi se kanë pasur përparim dhe mirëkuptim.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe nuk ia lejojmë vetes t’i komunikojmë ato publikisht. Kemi biseduar të shtunën, kemi progres në disa çështje, në disa ka dallime dhe vendosëm të kthehemi në qendrat tona. Parimi është asgjë nuk është dakorduar derisa nuk është gjithçka e dakorduar dhe ai është komunikim format institucional. Ka procesverbale dhe ato përcillen në dy qeveritë. Unë që atë natë jam takuar me kryetarin dhe kryeministrin, deri në dy pas mesnate, i kam brifuar, kam marrë udhëzime, jemi koorduar”, tha Osmani.

Në lidhje me bisedimet që zhvilohen, ai tha se në to nuk e definojnë përmbajtjen e zgjidhjes, por formën.

“Atë që e kemi dakorduar të shtunën është si të implementohen vendimet kur komisioni do të sjell vendim dhe jo për përmbajtjen. U dakorduam për definimin e numrit minimal të mbledhjeve të komisionit. Definojmë proces të cilin konsiderojmë se do të sjell rezultate të caktuara”, tha ministri.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button