OKB: Gati 5 milionë njerëz nga Ukraina u strehuan në Evropë për shkak të luftës

Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar se numri i civilëve që u strehuan në vendet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë po i afrohet 5 milionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin në faqen e internetit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët u ndanë shifra të përditësuara për civilët që u larguan nga vendi që nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë.

Numri i azilkërkuesve ukrainas të pranuar në 44 vende evropiane që nga 7 qershori ka arritur në 4.8 milionë. Thuhet se 3.2 milionë prej këtyre refugjatëve u është dhënë mbrojtje e përkohshme.

Po ashtu 2.3 milionë njerëz janë kthyer në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Në Poloni ndodhen 1.1 milionë refugjatë ukrainasë, 780 mijë janë në Gjermani, 366 mijë në Çeki, 125 mijë në Itali, 118 mijë në Spanjë dhe 85 mijë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button