Varhei: Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses në qershor

Punojmë në atë që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në qershor dhe duhet të kemi sukses. Jemi këtu që ta përfundojmë punën, jemi këtu që të kemi sukses. Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses dhe ne të gjithë duhet të punojmë për këtë, porositi eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhei, njofton Portalb.

Në intervistën e sotme në Televizionin Sitel, Varheji paralajmëroi se menjëherë pas Samitit Ballkani i Hapur në Ohër, udhëton për në Sofje. Ai potencoi se të gjithë dëshirojnë rezultat i cili është i pranueshëm për të dy vendet.

“Nuk jam pas basteve, jam pas punës. Derisa ekziston mundësi më e vogël, do të vazhdojë të punojë. Nga këtu nisem menjëherë për në Sofje dhe do të vazhdojë të punojë për zgjidhje në qershor”, tha eurokomisari në pyetjen se sa janë shanset e Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh se kanë mbetur edhe dy javë  deri në Samitin e BE-së.

Ai është decid se do të vazhdojë ta vizitojë Sofjen derisa nuk gjindet zgjidhje.

“Nuk e vizitova Sofjen për shkak se kisha zgjidhje, madje për këtë arsye edhe do të vazhdojë ta vizitojë, derisa nuk gjejmë zgjidhje. Mesazhet të cilat i mora atje nuk ishin diçka e re, të jem i sinqertë. Sillemi rreth temave të njëjta, por po përpiqemi të gjejmë opsione të ndryshme se si t’i zhbllokojmë punët. Në këtë fazë është herët të thuhet, por shpresoj se edhe me më shumë punë do të mbërrijmë deri te fundi”, nënvizoi Varhei.

Në pyetjen se nëse vendi e lëshoi këtë mundësi që t’i fillojë negociatat dhe nëse do të fitojë vend në ndonjë organizatë të re politike siç paralajmëroi Makron, Varhei përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses.

“Nëse fillojë tani të flasë se çka do të ndodhë nëse nuk kemi sukses, do të bëhem avokati më i keq i punës sime private. Nuk do ta bëjë këtë. Jemi këtu që ta përfundojmë punën, këtu jemi që të kemi sukses. Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses dhe të gjithë ne duhet të punojmë në këtë. Kjo ombrellë politike, siç e quaj unë, është element shtesë dhe kishim shpjegim të qartë nga ata që e propozuan këtë. Bëhet fjalë për element komplementar i cili do të krijojë më shumë dialog në rajonin e një niveli më të lartë politik. Kjo do ta afrojë rajon drejt Evropës, por gjithsesi se duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe për këtë arsye mund të sjellë benefite të prekshme për rajonin”, theksoi eurokomisari.

Lidhur me konfirmimin e djeshëm të Makronit se ekziston mundësi për marrëveshje të re midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varhei tha se shumë gjëra janë shumë gjëra me presidencën franceze, por në këtë fazë do të ishte tejet herët të thuhet.

“Nuk do të lëmë të pa lëvizur asnjë gurë që ta përfundojmë këtë. Presidenca franceze është jashtëzakonisht e përkushtuar. Makron është personalisht i angazhuar në gjithë këtë. Mendoj se të gjithë duan rezultat, rezultat i cili është i pranueshëm për të dy vendet dhe me të cilin do të mund të vazhdojmë më tej dhe përfundimisht ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të vazhdojmë me procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut”, tha Varhei.

I pyetur se a ka mundësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë do të ndahen në rrugën evropiane dhe çka nëse kjo ndodhë, eurokomisari përsëriti se punohet në atë që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në qershor.

“Duhet të kemi sukses”, porositi edhe njëherë Varhei.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button