Maqedonia e Veriut për katër muaj humbi 1.3 miliardë euro vetëm nga dallimi ndërmjet importit dhe eksportit

Në katër muaj e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar deficit tregtar prej 1 300 662 000 euro vetëm nga dallimi ndërmjet importit dhe eksportit, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-prill të vitit 2022 është 2 622 000 000 euro, ndërkohë vlera e mallit të importuar është 3 922 662 000 euro”, raporton Enti Shtetëror i Statistikës.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, eksporti është rritur për 15.1 përqind, ndërsa importi për 27.3 përqind.

“Në periudhën janar-prill të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë  me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë”, sqaroi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button