Blinken: Rusia po përpiqet të shantazhojë Evropën me drithin e Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se po përpiqet të përdorë eksportet bujqësore të Ukrainës si “shantazh” kundër Perëndimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e tryezës së rrumbullakët që u zhvillua online lidhur me sigurinë ushqimore, Blinken bëri vlerësime rreth problemit të furnizimit të produkteve bujqësore si pasojë e luftës Rusi-Ukrainës.

Blinken tha se afërsisht 20 milionë tonë grurë janë të depozituara në silazhet në afërsi të qytetit Odessa dhe në anijet e ankoruara në portin e qytetit. Teksa në botë përjetohet krizë në furnizimin e produkteve bujqësore, bllokada e Rusisë pengon që gruri në fjalë të dalë nga Odessa, ka theksuar Blinken.

“Forcat ruse ka marrë nën kontroll disa nga tokat bujqësore më pjellore të Ukrainës. Kanë vendosur shpërthyes nëpër mjete dhe kanë shkatërruar infrastrukturën bujqësore jetike. Ashtu sikur e kemi parë sot në një nga gazetat tona kryesore, ka lajme se Rusia ka grabitur eksportin e drithit të Ukrainës dhe për interes të saj nuk lejon daljen e atyre produkteve”, tha Blinken.

Duke mbrojtur idenë e tij që Kremlini duhet të kuptojë se duke penguar eksportin e produkteve bujqësore përçon dhimbje dhe uri përtej Ukrainës, Blinken më tej deklaroi: “Pra të gjitha këto janë me qëllim. Ne e dimë se presidenti Putin pengon dërgesat e ushqimeve dhe se në mënyrë agresive përdor makinerinë e propagandës për të shmangur përgjegjësinë, sepse shpreson që bota do të përulet para tij dhe më pas ndaj sanksioneve. Me fjalë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë ai po bën shantazh”.

Sekretari amerikan i Shtetit bëri të ditur se kriza ushqimore ndikon kryesisht mbi Afrikën dhe më tej shtoi se “Nuk mund të presim që presidenti Putin të bëjë atë që është e drejtë”.

Ukraina njihet si “një shportë buke” globale dhe sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë është eksportuesi i pestë më i madh i grurit në mbarë botën.

Zyrtarët e OKB-së të premten më 3 qershor paralajmëruan, se në ditën e 100 të luftës Rusi-Ukrainë siguria ushqimore është në rrezik dhe se paraqitet kërcënim urie, destabilizim dhe emigrim masiv në mbarë botën për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e Detit të Zi që normalisht i dërgojnë botës grurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button