RMV, ministri Osmani për vizitë dyditore në Japoni

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Japoni, me ftesë të ministrit japonez të Punëve të Jashtme, Yoshimasa Hayashi, njofton Portalb.

Krahas takimit me homologun e tij, shefi i diplomacisë do të pritet nga trashëgimtari i fronit të Japonisë, princi Akishino, ndërsa do të ketë edhe takime të ndara me spikerët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe Akiko Santo, si dhe me anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se Osmani do të organizojë Forum biznesi me Organizatën japoneze të Tregtisë së Jashtme – JETRO, ku do t’i prezantojë volitshmëritë për investim në Maqedoninë e Veriut para kompanive të njohura japoneze si “Honda”, “Mitsubishi”, “Nipon Koei” e të tjera. Gjithashtu, ministri Osmani do të takohet edhe me ministrin e “Osaka EXPO 2025”, Kenxhi Vakamija.

“Qëllimi i vizitës është avancimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet afariste. Njëherazi, do të shkëmbehen mendime për situatën aktuale të sigurisë në kontinentin evropian dhe Indo-Paqësorin, prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve si dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe temat rajonale”, kumtoi MPJ.

Miniatria informoi se nga Tokio, Osmani do të udhëtojë për në Uashington, ku do të udhëheqë delegacionin qeveritar në kuadër të Dialogut strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button