Publikimi i pagave në Shqipëri një herë në vit, në mos-përputhshmëri me ligjin e BE-së

Plani i mundshëm i qeverisë shqiptare për të publikuar pagën e çdo qytetari në baza vjetore mund ta gjejë veten përballë një pengese ligjore, veçanërisht nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, raporton Euractiv.

Kryeministri Edi Rama tha se do të pyeste publikun nëse qeveria duhet të publikojë rregullisht pagat si të qytetarëve ashtu edhe rezidentëve. Ai pretendon se rrjedhja e pagave të njerëzve në vitin 2021 pati ndikim pozitiv dhe vërejti rritje të pagave.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Exit, Komisioni Evropian ishte i qartë se mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë themelore në BE.

Në të theksohet se Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR) ka forcuar masat mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave dhe u siguron individëve të drejta më të forta, transparencë të rritur dhe i bën mbajtësit e të dhënave më të përgjegjshëm.

“BE kujton se Shqipëria është angazhuar të miratojë ligjin të rishikuar për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me acquisin e BE-së, duke përfshirë GDPR-në gjatë vitit 2022”, thuhej në përgjigjen e Komisionit.

Ekzekutivi i BE-së vazhdoi, duke thënë se sipas GDPR çdo projekt rregull ose legjislacion që parashikon përpunimin e të dhënave personale dhe prek të drejtën e privatësisë duhet t’i nënshtrohet fillimisht një vlerësimi të domosdoshmërisë dhe përshtatshmërisë së tyre me objektivat e deklaruara dhe proporcionalitetit, me vëmendjen e duhur ndaj opsioneve alternative. Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave duhet të përfshihet ngushtë në një vlerësim të tillë.

Me fjalë të tjera, qeveria nuk mund të fillojë thjesht publikimin e të dhënave personale të njerëzve bazuar në përgjigjen e një konsultimi nacional.

Në tre raste në vitin 2021, bazat e të dhënave shtetërore u zbuluan në publik, duke përfshirë emrat e njerëzve, numrat e telefonit, detajet e identitetit, pagat dhe targat e makinave. Një rrjedhje, para zgjedhjeve, përfshinte gjithashtu një “patronazh” i cili është anëtar i partisë në pushtet, i ngarkuar me zbulimin dhe raportimin se cilat do të ishin preferencat e disa njerëzve për votim.

Nuk dihet ende se kush ishte përgjegjës për të gjitha rrjedhjet e këtyre të dhënave, disa prej të cilave vinin nga regjistri i gjendjes civile. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë kritikuar shkeljen e privatësisë së qytetarëve dhe kanë thënë se qeveria nuk ka të drejtë të publikojë informacione të tilla pa pëlqimin e secilit individ.

Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe ndërsa procesi i anëtarësimit ka ngecur, ajo pritet të përafrojë legjislacionin kombëtar me acquisin e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button