Erdogan: Kryeministri grek Mitsotakis nuk ekziston më për mua
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se nuk e njeh më kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe nuk do të takohet me të këtë vit. Ai akuzoi Mitsotakisin se po përpiqej të ndalonte shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, transmeton Portalb.mk.
“Për mua më nuk ekziston dikush që quhet Mitsotakis”, tha Erdogan.
Greqia ka thënë se nuk do të lejojë që ta tërhiqin në konfrontim deklaratash.
Mosmarrëveshja e fundit vjen pasi Turqia kërcënon të bllokojë zgjerimin e NATO-s. Ajo akuzoi Finlandën dhe Suedinë se u kanë dhënë strehë anëtarëve të milicisë kurde dhe për këtë arsye paraqesin rrezik për Turqinë.
Erdogan akuzoi gjithashtu Greqinë se strehon terroristë, duke shtuar se pranimi i saj në NATO në 1980 ishte një gabim.