Pendarovski nga Davosi: Inkurajojmë zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos, sot pati takime të shkurtra me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Princin Alois të Lihtenshtajnit dhe politikanët amerikanë dhe ish-zëvendëspresidentin amerikan Al Gore, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski, në takimin me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, falënderoi Spanjën për mbështetjen parimore për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe shprehu gatishmërinë për inkurajimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Në bisedime u theksua se politika e zgjerimit të BE-së është e nevojshme për të vazhduar në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Stevo Pendarovski dhe Pedro Sançez
Stevo Pendarovski dhe Pedro Sançez

Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u rikonfirmuan angazhimet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për thellimin e komunikimit dypalësh dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes reciprok, me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësisë dhe afërsisë mes qytetarëve të të dy vendeve.

Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti
Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti

Në takimin me Princin Alois nga Lihtenshtajni u diskutua për zhvillimet aktuale në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të masave të marra për zbutjen dhe trajtimin e pasojave ekonomike të agresionit rus, presidenti Pendarovski dhe Princi Alois shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet aktuale dhe efektet në ekonomitë e Asociacionit Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), në të cilën Lihtenshtajni është vend anëtar.

Stevo Pendarovski dhe Princi Alois
Stevo Pendarovski dhe Princi Alois

Në takimin me politikanin amerikan dhe ish-zëvendëspresidentin amerikan, Al Gore, u shkëmbyen mendime për politikën e jashtme të ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në prizmin e zhvillimeve aktuale në Evropë dhe botë, si dhe për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve transatlantike. Presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë të vendit janë vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe forcimin e proceseve demokratike në rajon.

Stevo Pendarovski dhe Al Gor
Stevo Pendarovski dhe Al Gore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button